Kryetarja e Bashkisë Los Angeles shpall shtetrrethim në qendër të qytetit mes protestave të imigracionit

Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass ka shpallur shtetrrethim gjatë natës në qendër të qytetit në një përpjekje për të parandaluar një tjetër natë përleshjesh midis protestuesve që kundërshtojnë bastisjet e vazhdueshme të imigracionit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe forcave të sigurisë, transmeton Anadolu.
“Unë lëshova një shtetrrethim duke filluar nga sonte në orën 8 të mbrëmjes për qendrën e Los Angelesit për të ndaluar aktorët e këqij që po përfitojnë nga përshkallëzimi kaotik i presidentit. Nëse nuk jetoni ose punoni në qendër të Los Angelesit, shmangni zonën”, shkroi Bass në platformën sociale X.
Ajo tha se zbatimi i ligjit do t’i arrestojë individët që shkelin shtetrrethimin dhe do t’i ndjekë penalisht.
Bass theksoi se shtetrrethimi do të zgjasë deri në orën 6 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të zgjasë “për disa ditë”. Do të jetë në fuqi vetëm brenda një zone afërsisht një milje katror në qendër të qytetit që përfshin ndërtesën federale Edward R. Royalbal dhe Bashkinë e Qytetit.
Dje më herët, Trump u zotua të “çlirojë” qytetin e dytë më të madh të SHBA-së gjatë fjalimeve të mbajtura para trupave të ushtrisë në Fort Bragg në Karolinën e Veriut, duke pretenduar se protestat e shkaktuara nga fushata e tij e deportimit masiv janë “një sulm i plotë ndaj paqes, rendit publik dhe sovranitetit kombëtar, i kryer nga protestues që mbanin flamuj të huaj me qëllim vazhdimin e një pushtimi të huaj të vendit tonë”.
Ai tha se guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom dhe kryebashkiakja Bass janë “të paaftë dhe kanë paguar shkaktarë problemesh, agjitatorë dhe kryengritës. Presidenti amerikan u përpoq t’i tërheq këto komente si dhe pretendimin më të gjerë se protestuesit po paguhen kur u pyet nga gazetarët për komentet e tij.
“Nuk thashë guvernatori ose kryetarja e bashkisë. Thashë që dikush po i paguan, mendoj. Dhe nëse nuk po i paguan, janë thjesht shkaktarë problemesh. Çfarë mund t’ju them? Por, besoj se dikush po i paguan”, tha ai.
Trump ka vendosur afër 4 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare Amerikane dhe 700 marinsa në rrugët e Los Angelesit, në kundërshtim me paralajmërimet nga Newsom dhe Bass se ky veprim do të shërbejë vetëm për të përshkallëzuar më tej tensionet tashmë të larta.
Protestat shpërthyen të premten pasi agjentët e Zyrës së Imigracionit dhe Doganave (ICE) bastisën bizneset lokale dhe arrestuan qindra njerëz të dyshuar se jetonin ilegalisht në SHBA. Administrata e presidentit Trump ka vazhduar të kryejë bastisjet duke vepruar në kundërshtimin e komunitetit.
Kritikët e bastisjeve thonë se ICE po ndjek emigrantët pa dokumente që zbatojnë ligjin, që janë një pjesë jetësore e komunitetit dhe ekonomisë lokale, në vend të kriminelëve që Trump u zotua t’i deportojë gjatë fushatës së tij vitin e kaluar për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.