Kryetari i Kuvendit promovon përdorimin e IA-së në institucione

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar për realizimin e ngjarjes me temë “Përdorimi i intelegjencës artificiale në punën parlamentare”, me pjesëmarrjen e znj. Marci Harris, eksperte ndërkombëtare dhe drejtoreshë ekzekutive e POPVOX.
“Realizuam një ngjarje mbi temën “Përdorimi i intelegjencës artificiale në punën parlamentare”, me pjesëmarrjen e znj. Marci Harris, eksperte ndërkombëtare dhe drejtoreshë ekzekutive e POPVOX. Ngjarja u organizua me NDI, në kuadër të mbështetjes së transformimit digjital të Kuvendit.
Shkëmbyem përvoja në përdorimin e inteligjencës artificiale për përmirësimin e transparencës, efikasitetit dhe cilësisë së proceseve parlamentare, duke theksuar se teknologjia shërben si mjet mbështetës por nuk zëvendëson vendimmarrjen demokratike dhe përgjegjësinë njerëzore”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.



