Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takohet me Vilma Trajkovska, bashkëshorten e ish-Presidentit Boris Trajkovski

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka realizuar një takim miqësor me Vilma Trajkovska, bashkëshorten e ish-Presidentit Boris Trajkovski.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe të përzemërt, u diskutua për vlerat që bashkojnë shoqërinë, për rëndësinë e trashëgimisë institucionale, si dhe për kujtimin dhe respektin ndaj figurës dhe veprës së Presidentit Trajkovski, puna e të cilit vazhdon të mbetet një frymëzim i qëndrueshëm për institucionet dhe qytetarët.
Takime të tilla, theksohet, forcojnë lidhjet e sinqerta njerëzore dhe shërbejnë si ura të qëndrueshme komunikimi dhe mirëkuptimi në shoqëri.


