Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me Presidentin e Azerbajxhanit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev.
“Kisha kënaqësinë të takoj Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev, me të cilin filloj vizita ime zyrtare në Baku, Azerbajxhan.
Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë politikën, ekonominë, digjitalizimin dhe dialogun ndërparlamentar.
Shpreha mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe theksova se Maqedonia e Veriut e konsideron Azerbajxhanin një vend mik dhe partner të rëndësishëm.
U shpreha i bindur se vizita ime në Baku do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe do të hapë rrugë për nisma të reja që forcojnë këto lidhje”, ka shkruar Gashi

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button