Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, merr pjesë në pritjen solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me ftesë të ambasadorit Florian Qehaja

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Kosovës, Sh.T. Florian Qehaja, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovo.
Në këtë mbrëmje të veçantë, Kryetari Gashi ka përcjellë urimet më të sinqerta për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, duke vlerësuar rrugëtimin e tyre në ndërtimin e shtetit, forcimin e demokracisë dhe konsolidimin institucional.
Ai ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore dhe vëllazërore mes dy shteteve, të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të sinqertë, duke shprehur besimin se këto raporte do të thellohen edhe më tej në funksion të një të ardhmeje të përbashkët evropiane, me prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët e të dy vendeve.



