Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, merr pjesë në Forumin Doha 2025

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot po merr pjesë në Forumin Dohas 2025, i cili po zhvillohet në Doha, Katar, deri më 8 dhjetor.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, tema e forumit të sivjetëm është: “Drejtësia në veprim: më shumë se vetëm një premtim për përparim”.

Në kuadër të aktivitetit, në margjinat e Forumit të Dohas, kryetari i Kuvendit do të realizojë takime me homologun e tij, Hasan bin Abdullah Al-Ganim, kryetar i Këshillit të Shuras së Shtetit të Katarit, pastaj me Sultan bin Saad Al-Muraiki, ministër shtetëror për Punë të Jashtme të Katarit, si dhe me sheiken Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, kryetare e muzeve dhe trashëgimisë kulturore të Katarit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button