Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi: Ikja e personaliteteve si Baleta, krijojnë zbrazëti intelektuale dhe dhimbje të madhe

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e ndarjes nga jeta të diplomatit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Abdi Baleta.

“Si kryeredaktor i parë i revistës Shenja, kam pasur mundësi për disa vite me radhë të bashkëpunoj me Abdi Baletën dhe, përveç kësaj, të mësoj nga mendimi i tij politik. Edhe më vonë, pas largimit nga kjo detyrë, vazhdova ta lexoj atë deri në shkrimin e fundit të botuar në këtë revistë në këtë shtator,” ka shkruar Gashi.

Ai theksoi se lajmi për vdekjen e Baletës ka sjellë pikëllim të thellë.

“Sonte mora lajmin e hidhur se ai është ndarë nga jeta. Përveç pikëllimit që ndjen njeriu në këto çaste, i ndërmenda edhe të gjitha shkrimet e tij, komunikimin tonë, bashkëpunimin korrekt dhe veçmas nivelin e tij intelektual dhe qëndrueshmërinë e tij të argumentuar politike. Personalitetet e tilla vërtet krijojnë zbrazëti dhe dhimbje përtej qarkut familjar,” tha Gashi.

Në fund, kryeparlamentari u shprehu ngushëllime të afërmve dhe miqve të Baletës.

“Shfrytëzoj rastin t’u shpreh ngushëllime familjarëve të tij dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve që për vite të tëra e kanë njohur dhe kanë mësuar prej Abdi Baletës. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Zoti e pastë mëshiruar!”, përfundoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button