Kryetarët e komunave në takim me KSHZ-në për kushtet rreth zgjedhjeve

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ka patur takim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për tu koordinuar lidhur me mbarëvatjen e procesit zgjedhor, raporton Afax.
Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, priti kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski me të cilin u dakordua për mbështetjen e duhur teknike në procesin e realizimit të aktiviteteve zgjedhore.
Komunat janë të obliguara me ligj që të sigurojnë hapësirë për zhvillimin e votimit, por u theksua se në vendvotime të caktuara nevojitet mbështetje edhe në sigurimin e mjeteve të caktuara teknike, si kompjuterë, printera dhe të tjerë, përcjellë Alfax.
KSHZ-ja informoi se tashmë janë përcaktuar të gjitha lokacionet, shumica e të cilave janë të vendosura në ambientet e shkollave, sallat e shkollave apo kopshtet. Njëkohësisht u theksua se janë kujdesur që ato të jenë të vendosura në pjesën përdhese të objekteve dhe të kenë qasje të siguruar për personat me nevoja të veçanta.
Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga aspekti teknik dhe për të mundësuar përmbushjen e të drejtës së votës, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, u kërkua nga komunat që të kontrollojnë qasjet e tilla dhe, nëse është e mundur, të përmirësojnë cilësinë e tyre. Me rëndësi të veçantë për KSHZ-në është sigurimi i hapësirave përkatëse ku materiali i nevojshëm zgjedhor do të depozitohet një ditë para zgjedhjeve. Për të gjitha këto, ata kërkuan nga komunat që të takohen me përfaqësuesit e KSHZ-së dhe njoftuan se do të dërgojnë informacione me kërkesa dhe udhëzime më specifike deri te BNJVL dhe vetëqeverisjet lokale.
Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski theksoi se zbatimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike duhet të jetë imperativ për çdo qytetar dhe se është obligim i përbashkët që ato të zbatohen në mënyrën më të mirë.Alfax.



