Kryeparlamentari turk Kurtulmuş viziton varrin e Alija Izetbegoviqit

“Ai ishte një udhëheqës që jetoi për të ngritur dinjitetin jo vetëm të popullit boshnjak, por të gjithë njerëzimit”, tha Numan Kurtulmuş pas vizitës

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, vizitoi varrin e Alija Izetbegoviqit, presidentit të parë të Bosnjë dhe Hercegovinës, raporton Anadolu.

Kurtulmuş vizitoi Varrezën e Dëshmorëve Kovaçi në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku mori pjesë në programet përkujtimore të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe zhvilloi takime zyrtare.

Me të mbërritur në varrezë, Kurtulmuş u lut para Monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe më pas vendosi një kurorë me mbishkrimin “Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë” në varrin e Alija Izetbegoviqit.

Gjatë vizitës u bënë lutje dhe u lexuan pjesë nga Kurani.

Kurtulmuş u shoqërua nga Hulusi Akar, Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe deputet i Partisë AK; Refik Özen, Kryetar i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Bosnjë dhe Hercegovinë dhe deputet i Partisë AK; Zafer Sırakaya, Zëvendëskryetar i Partisë AK dhe deputet; Cevdet Akay, deputet i CHP-së; Konur Alp Koçak, deputet i MHP-së; dhe Emin Akseki, Ambasador i Turqisë në Sarajevë.

“Ai ishte një udhëheqës që jetoi për të ngritur dinjitetin jo vetëm të popullit boshnjak, por të gjithë njerëzimit”, shkroi Kurtulmuş në rrjetet sociale, duke ndarë fotografi nga vizita.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button