Kryeparlamentari Gashi zhvillon takim miqësor me diplomatin europian Peter Vanhoutte

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim diplomatin europian, Peter Vanhoutte i cili ka qenë figura kyçe e zhbllokimit të krizës politike në Maqedoninë e Veriut me marrëveshjen e Përzhinos.
“Takim miqësor me ish-deputetin dhe diplomatin belg Peter Vanhoutte, mik i madh i Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi në Facebook.