Kryeparlamentari Gashi zhvillon takim miqësor me delegacionin nga Kuvendi i Shqipërisë
Në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, kryeparlamentari Afrim Gashi ka pritur një delegacion të Kuvendit të Shqipërisë.
“Kisha nderin të mirëpres në një takim miqësor, delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare, deputeti Nasip Naço. Deputetët zhvilluan takime të ndryshme pune, ndaj shpreha kënaqësinë që bashkëpunimi mes dy kuvendeve po thellohet në shumë dimensione, përfshirë edhe atë të sigurisë. Theksova angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e lidhjeve parlamentare dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Gashit.