Kryeparlamentari Gashi zhvillon takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi gjatë qëndrimit zyrtar në Turqi, ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Kadir Ozkaja.

“Gjatë takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Kadir Ozkaya, biseduam për modelin dhe praktikat e reformave gjyqësore në Republikën e Turqisë.
Republika e Turqisë, viteve të fundit, ka bërë hapa gjigandë në avancimin e sistemit gjyqësor dhe prandaj mund të shërbejë si shembull edhe për vendin tonë.
Iu falënderova për mbështetjen dhe u dakorduam që në të ardhmen ta shtojmë intensitetin e bashkëpunimit“, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button