Kryeparlamentari Gashi: Vizita në Uashington forcon dialogun me SHBA-në

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Uashington.

Sipas njoftimit të tij, Gashi mori pjesë në një pritje të organizuar nën mikpritjen e ambasadorit Zoran Popov dhe zëvendësambasadores Katerina Bojoska Stojkoski, ku u takua me miq dhe partnerë të vendit.

“Në përmbyllje të vizitës sime në Uashington, nën mikpritjen e Ambasadorit Zoran Popov dhe zëvendësambasadores Katerina Bojoska Stojkoski, mora pjesë në një pritje e veçantë”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shprehur mirënjohje për organizimin e aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e tij për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

“I falënderova për organizimin e kësaj pritjeje, e cila na bashkoi me miq të dëshmuar të vendit tonë, përfshirë ish-ambasadorët Angela Aggeler dhe Philip Reeker”, ka shtuar ai.

Sipas kryeparlamentarit, kjo ngjarje ka shërbyer edhe si mundësi për reflektim dhe forcim të bashkëpunimit bilateral.

“Kjo ngjarje shërbeu si një moment i vlefshëm për reflektim dhe për forcimin e dialogut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Gashi.

Në kuadër të vizitës në SHBA, delegacioni nga Maqedonia e Veriut zhvilloi takime dhe aktivitete që synojnë thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button