Kryeparlamentari Gashi vijon takimet me zyrtarët e lartë të NATO-s në Bruksel

vazhdojnë takimet e kryeparlamentarit Afrim Gashi me figura të larta të NTAO-s, në kuadër të vizitës në Bruksel. Pas takimit me zv/sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Gashi u takua me Shefin e Departamenit të Diplomacisë Publike të NATO-s, Nikola de Santis, me të cilin kanë diskutuar për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit, si dhe për rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik.

“E njoftova se Maqedonia e Veriut është e angazhuar në përmirësimin e kapaciteteve mbrojtëse, përfshirë përballjen me kërcënimet hibride dhe dezinformata. Po ashtu, diskutuam për rolin e Kuvendit në mbështetjen e angazhimit të vendit në NATO, si dhe rëndësinë e diplomacisë publike në për politikat e sigurisë. Në këtë kontekst, theksuam rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë për të siguruar një përgjigje efektive ndaj kërcënimeve globale”, ka njoftuar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button