Kryeparlamentari Gashi uron Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi ka uruar festën kombëtare të 23 tetorit, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju uroj 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.

Me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi. Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që vijuan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë.

Brezi i sotëm në shtetin tonë përballet me tundime të ndryshme dhe është vendosur para qëllimeve të tjera. Qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendosja e mëtejshme në NATO si vend-anëtar i barabartë.

Është sfidë për brezin tonë që vazhdimisht të avancojë proceset demokratike, standardet në shëndetësi, arsim dhe shkencë, sundimin e së drejtës, rrjedhat ekonomike dhe sociale dhe barazinë midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, gjinore apo politike.

Datat e rëndësishme në historinë e kombeve tona janë kujtesa jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet.

Ju dëshiroj një ditë të këndshme festive”, shkruan Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button