Kryeparlamentari Gashi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Urimi i plotë i kryepalamentarit Gashi:

Ramazani vjen bashkë me paqe e gëzim në zemrat dhe familjet e besimtarëve myslimanë. Ky muaj i bekuar është një mundësi për pastrim shpirtëror e reflektimi mbi vetveten; periudhë përkushtimi dhe afrimi me Zotin, si dhe për kultivimin e vlerave më të bukura njerëzore, si dashuria, mirësjellja, solidariteti dhe respekti për të tjerët.

Le të shfrytëzojmë këtë muaj të shenjtë për të agjëruar edhe nga fjalët, sjelljet e mendimet e padenja. Uroj që ky muaj i Ramazanit të sjellë lartësim shpirtëror, paqe të brendshme dhe gëzime në familjet tuaja.

Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime muaji i shenjtë i Ramazanit!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button