Kryeparlamentari Gashi takon përfaqësuesen e Bankës Botërore, fokusi te reformat

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeparlamentari Afrim Gashi zhvilloi sot një takim me Karol Megevand, menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në vend.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Bankës Botërore, me fokus në mbështetjen e proceseve reformuese, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përdorimin e mjeteve analitike në hartimin e politikave publike.

Gashi theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke deklaruar se “në takim diskutuam thellimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Bankës Botërore, me theks të veçantë në mbështetjen e proceseve reformuese, përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe përdorimin e mjeteve analitike në hartimin e politikave”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button