Kryeparlamentari Gashi takon kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë

Kreu i Kivendit, Afrim Gashi e ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë, Guido Carlino, i cili ndodhet në Shkup për një vizitë pune.

Njoftimi i plotë i Gashit:

Kisha kënaqësinë të takohem me Kryetarin e Gjykatës së Auditimit të Italisë, Z. Guido Carlino, i cili ndodhet në Shkup për një vizitë pune. Gjatë takimit, diskutuam mbi rëndësinë e këmbimit të praktikave dhe përvojave në fushën e revizionit dhe mbikëqyrjes së shpenzimeve publike. Theksova angazhimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për mbështetje të proceseve të llogaridhënies dhe transparencës, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Entin Shtetëror të Revizionit, me fokus në përmirësimin e profesionalizmit dhe efikasitetit të institucioneve publike në menaxhimin e fondeve publike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button