Kryeparlamentari Gashi takon kryetaren e Parlamentit Evropian Metsola



“
Shkëmbyem pikëpamjet për realizimin e reformave të deritanishme, si dhe për miratimin e Agjendës Reformuese. Diskutuam nevojën për angazhimin e mëtejshëm në plotësimin e kritereve të BE-së, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Në këtë drejtim, e sigurova se Kuvendi është i gatshëm për këtë proces në çdo kohë, por nevojitet vullnet politik dhe konsensus që procesi të ecë përpara në përputhje me standardet evropiane, dhe të mos pengohet nga çështjet bilaterale.




