Kryeparlamentari Gashi takon kreun e Fondacionit Marmara Group, theksohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Fondacionit Marmara Group, Akkan Suver, si dhe me përfaqësues të tjerë të fondacionit, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe thellimi i marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët.
Gashi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet palëve.
“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Kryetarin e Fondacionit Marmara Group, z. Akkan Suver, si dhe me përfaqësues të tjerë të fondacionit”, thuhet në njoftimin e tij.
Ai theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit dhe dialogut rajonal.
“Gjatë bisedës sonë theksuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët”, ka theksuar Gashi.
Po ashtu, kryeparlamentari ka vlerësuar rolin e Fondacionit Marmara Group në promovimin e partneritetit dhe dialogut rajonal.
“Vlerësova rolin e Fondacionit në promovimin e dialogut dhe partneritetit rajonal”, thuhet më tej në njoftim.



