Kryeparlamentari Gashi takon drejtuesen e muzeumeve të Katarit për projekte të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Katar është takuar me Sheikhan Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, Kryetare e Muzeumeve dhe Trashëgimisë Kulturore të Katarit.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, muzeologjisë dhe industrisë së filmit, fusha ku vendet tona kanë potencial të madh të krijojnë ura të reja dhe projekte me ndikim ndërkombëtar”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.



