Kryeparlamentari Gashi takohet me një delegacion nga Bundestagu

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka pritur në takim një delegacion nga Bundestagu, të kryesuar nga z. Thomas Hacker, deputet dhe shef i delegacionit.
“Shpreha mirënjohje për ndihmën e pakursyer të Gjermanisë në reformat dhe proceset e vendit, përfshirë anëtarësimin në NATO, procesin e Berlinit, donacionet dhe Rezolutën e miratuar për mbështetje në rrugën tonë drejt BE-së.
Diskutuam bashkëpunimin mes Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Bundestagut, si dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Përshëndeta iniciativën për Bursat Ndërkombëtare Parlamentare nga Bundestagu, që ofron mundësi për të rinjtë tanë, që të njihen me sistemin parlamentar gjerman dhe të përfitojnë nga përvojat e Gjermanisë për forcimin e demokracisë në vend. Konfirmuam se intensifikimi i takimeve dhe vizitave është një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button