Kryeparlamentari Gashi takohet me Erol Ozvar, kryetar i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë ditës së sotme ka vazhduar takimet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Turqisë.
Sot ai është takuar me prof.dr.Erol Ozvar, kryetar i Këshillit të Arsimit të Lartë, me të cilin është dakorduar që bashkëpunimi në sferën e arsimit të thellohet edhe më tej.
“Bashkëpunimi në sferën e arsimit të lartë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë është jetik për qytetarët tanë. Kënaqësi të takohem me prof.dr.Erol Ozvar, kryetar i Këshillit të Arsimit të Lartë, të cilit iu falënderova për përkrahjen e parezervë.
U dakorduam që bashkëpunimi midis dy vendeve tona të thellohet”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.