Kryeparlamentari Gashi takohet me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për Europën, z. Filip Lekler
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, është takuar me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për Europën, z. Filip Lekler, dhe përfaqësuesin e UNHCR në Maqedoninë e Veriut, z. Gabriel Gualano de Godoy.
“Diskutuam për rolin vendimtar të këtij misioni në mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët, si dhe për bashkëpunimin intensiv me Kuvendin për adaptimin dhe zbatimin e ligjit për evidencë amë. Shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të misionit gjatë këtyre tre dekadave, i cili ka kontribuar në krijimin e një sistemi bashkëkohor të azilit. Konfirmuam angazhimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbështetjen për refugjatët, azilkërkuesit dhe personat pa shtetësi”, ka deklaruar Gashi.