Kryeparlamentari Gashi: Sot në Kuvend nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se sot në Kuvend është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami, me synim forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe rritjen e përgjegjësisë institucionale.
“Sot në Kuvend nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami”, bëri të ditur Gashi.
Ai theksoi se përmes këtij bashkëpunimi synohet avancimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i institucioneve më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.
“Besoj se nëpërmjet partneriteteve të tilla do të kontribuojmë në ndjekje më efikase të rekomandimeve, përmirësim të llogaridhënies institucionale dhe mbrojtje më të fortë të të drejtave të të gjithë qytetarëve”, u shpreh kryeparlamentari.



