Kryeparlamentari Gashi: Seanca e sotme plenare në Kuvend – transparencë, debat dhe demokraci në veprim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se seanca e sotme plenare në Kuvend ishte e hapur dhe me shumë debat, gjë që në kontekstin e një Kuvendi është një tregues i funksionimit të demokracisë.

Gashi thekson se në këtë seancë ka pasur pyetje të deputetëve të opozitës, që dëshmon se seanca është zhvilluar nën një atmosferë ku opozita ka marrë rol aktiv dhe ka ushtruar të drejtën për të kërkuar përgjegjësi nga pushteti ekzekutiv.

“Seanca e sotme plenare në Kuvend: Pyetjet e deputetëve të opozitës. Transparencë, debat dhe demokraci në veprim”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button