Kryeparlamentari Gashi pret në takim Anzhej Frangesh, të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/dscx-1-780x470.jpg)
Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë në Shkup, Anzhej Frangesh.
Njoftimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:
Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Anzhej Frangesh, i dërguarin i posaçëm i Sllovenisë, ku konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe shumëvjeçare mes dy shteteve tona. Diskutuam për angazhimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe për sfidat e veçanta që vendi ynë po përballet në këtë proces. U pajtuam për rëndësinë e mbështetjejes së vazhdueshme dhe intensifikimit të bashkëpunimit me aleatët si Sllovenia në këtë fazë vendimtare për vendin tonë.