Kryeparlamentari Gashi pret delegacionin e Bundestagut gjerman, diskutohet për bashkëpunimin dhe reformat

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur sot një delegacion të Bundestagut gjerman, me të cilët zhvilloi një diskutim “të hapur dhe konstruktiv” mbi bashkëpunimin ndërparlamentar dhe proceset reformuese në vend.

Gashi theksoi mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Maqedonisë së Veriut, duke e vlerësuar lart partneritetin mes dy vendeve. Ai u shpreh i bindur se marrëdhëniet bilaterale do të thellohen edhe më tej, në funksion të interesave të qytetarëve dhe procesit të integrimit europian.

Delegacioni gjerman dhe kryeparlamentari Gashi shkëmbyen qëndrime për sfidat aktuale politike dhe për hapat që vendi duhet të ndërmarrë në rrugën drejt BE-së, si dhe u pajtuan për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit parlamentar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button