Kryeparlamentari Gashi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me Kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed Bin Mohamed Aljarëan, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP).
“Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin institucional, të mundësojë pjesëmarrje më madhe të Kuvendit tonë në sesionet, komitetet dhe aktivitetet ndërkombëtare të IPTP-së, si dhe të krijojë hapësira të reja për organizimin e ngjarjeve të përbashkëta dhe iniciativave me interes të ndërsjellë.
Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pozitës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset globale për tolerancë, dialog dhe paqe”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button