Kryeparlamentari Gashi në Stamboll, mikpritje e ngrohtë nga kryetari i Bashkisë Arnavutkoj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë në Stamboll, ku ka zhvilluar një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, Mustafa Candaroğlu.

Përmes një statusi në Facebook, Gashi bëri të ditur se takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe zhvillimin lokal.

“Pata nderin që në Stamboll të takoj z. Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, një vend që në emrin e tij bartë një domethënie të veçantë historike dhe kulturore për shqiptarët”, shkruan Gashi.

Ai theksoi se gjatë takimit janë shkëmbyer ide konkrete për forcimin e bashkëpunimit.

“Në këtë takim miqësor shkëmbyem ide mbi zhvillimin lokal dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, u shpreh kryeparlamentari.

Gashi gjithashtu falënderoi nikoqirin për pritjen dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve.

“E falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë që të thellojmë lidhjet ndërmjet vendeve tona në forma të ndryshme”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button