Kryeparlamentari Gashi në iftarin e BFI-së: Ramazani na bashkon në solidaritet dhe mirëkuptim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në iftarin tradicionale të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e RMV-së.
“Kjo mbrëmje e veçantë, në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, na bashkoi për të reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, respektit dhe mirëkuptimit. I shpreha mirënjohjen time për ftesën dhe për organizimin e kësaj ngjarje, e cila forcon dialogun, bashkëjetesën dhe harmoninë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Gashi në Facebook.



