Kryeparlamentari Gashi në Gjenevë zhvillon takim me kryetaren e Unionit Ndërparlamentar

Gjatë vizitës qëndrimit në Gjenevë të Zvicrës, kryeparlmentari Afrim Gashi mes tjerash ka zhvilluar takim edhe me kryetaren e Unionit Ndërparlamentar, tulia Ackson.

“Ishte privilegj të takoj znj. Tulia Ackson, kryetare e Unionit Ndërparlamentar, me të cilën diskutuam për rolin kyç të parlamenteve në promovimin e paqes dhe progresit global.

Përgëzova kryetaren Ackson për organizimin e Asamblesë së 149-të të Unionit ndërparlamentar, që u zhvillua në Gjenevë, si dhe theksova që ngjarje si kjo janë esenciale për të inkurajuar diskutime dhe bashkëpunime mes shteteve, për sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi.
Kryetarja Ackson, nga ana tjetër potencoi nevojën për angazhim të vazhdueshëm në drejtim të fuqizimit të institucioneve demokratike”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button