Kryeparlamentari Gashi mysafir i kryeministrit Kurti në festën e 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi së bashku me kryetarin e partisë AlternAtiva, Zeqirija Ibrahimi, me ftesë të krerëve të lartë të Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë në ceremoninë e pritjes shtetërore me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Njoftimi i kryeparlamentarit Gashi:

Me ftesë të udhëheqësve të Republikës së Kosovës, Presidentes Osmani, Kryeparlamentarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti, pata nderin dhe kënaqësinë që së bashku me mikun tim Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativa, të merrja pjesë në ceremoninë e pritjes shtetërore me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo ngjarje shërbeu jo vetëm për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, por edhe për të vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës gjatë këtyre viteve. Në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i përcolla urimet më të sinqerta shtetit dhe popullit të Kosovës, duke shpresuar se marrëdhëniet tona miqësore do të vazhdojnë të forcohen gjithmonë e më shumë!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button