Kryeparlamentari Gashi mirëpret në Kuvend imamin e Qabesë: “Forcojmë lidhjet shpirtërore dhe bashkëpunimin institucional”

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka pritur në një takim miqësor dhe vëllazëror Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir Muajkali, gjatë vizitës së tij në vend.

“Pata privilegjin të mirëpres në Kuvend, në një takim miqësor dhe vëllazëror, Imamin e Qabës, Shejh Dr. Mahir Muajkali”, tha Gashi në njoftimin e tij zyrtar.

Sipas Kryeparlamentarit, biseda është fokusuar në rëndësinë e kësaj vizite dhe në respektin e ndërsjellë mes institucioneve.

“Gjatë bisedës, diskutuam mbi vlerën e vizitës së tij dhe respektin e ndërsjellë”, theksoi ai, duke shtuar se ka përcjellë falënderime për autoritetet e Arabisë Saudite.

“Përcolla mirënjohjen për autoritetet shtetërore të Mbretërisë së Arabisë Saudite për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm”, u shpreh Gashi.

Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dhe dimensioneve shpirtërore që lidhin dy vendet.

“Theksuam rëndësinë e forcimit të lidhjeve shpirtërore dhe vlerave që na bashkojnë,” deklaroi Kryeparlamentari, duke shtuar se ekziston vullnet i përbashkët për të avancuar bashkëpunimin institucional.

“Shprehëm gatishmërinë për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve institucionale”, përfundoi Gashi në njoftim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button