Kryeparlamentari Gashi ka mirëpritur në takim një grup studentësh nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mirëpritur në takim një grup studentësh nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës
“Shpreha vlerësimin më të lartë për profesionin fisnik që kanë zgjedhur dhe i inkurajova të japin më të mirën nga vetja për të kontribuar në edukimin e brezave të rinj. Bashkëbisedimi me ta ishte një mundësi e vlefshme për të ndarë pikëpamje mbi sfidat dhe pritshmëritë që kemi. Mbeta i lumtur dhe i frymëzuar nga energjia, entuziasmi dhe vizioni i tyre, një shembull i qartë i rinisë sonë ambicioze dhe të përkushtuar”, ka shkruar Gashi.