Kryeparlamentari Gashi: Instituti për Studime Sociologjike ka luajtur rol të veçantë në rrugëtimin tim profesional

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në ngjarjen solemne me rastin e 60-vjetorit të Institutit për Studime Sociologjike, Politike e Juridike në Shkup, organizuar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.
Në fjalën e tij, Gashi theksoi rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin shkencor dhe ndau përvojën e tij personale si ish-student i ciklit master pranë këtij instituti.
“Ky jubile i rëndësishëm ishte një mundësi që të reflektojmë mbi arritjet e këtij institucioni në zhvillimin shkencor. Si ish-student i ciklit të studimeve master pranë këtij instituti, këtë ngjarje e ndjeva edhe si një rikthim në vendin ku formësimi akademik dhe shkencor ka luajtur një rol të veçantë për rrugëtimin tim profesional,” u shpreh Gashi.
Ai përgëzoi stafin akademik për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe vlerësoi lart rolin e institutit në shërbim të dijes dhe përparimit të shoqërisë.