Kryeparlamentari Gashi: Fondacioni Konrad Adenauer në RMV ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen solemne me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Fondacionit Konrad Adenauer në RMV.
“Me këtë rast urova përfaqësuesin zyrtar të Fondacionit, Daniel Braun duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë rrugë.
Fondacioni Konrad Adenauer në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e temave që kanë për qëllim demokratizimin e vendit, interkulturalizmin, integrimin evropian.
Projektet e këtij Fondacioni janë të prekshme dhe të njohura jo vetëm për botën akademike dhe politike, por edhe të shtrira gjerësisht nga nxënësit e deri tek opinioni i gjerë”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button