Kryeparlamentari Afrim Gashi takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Këtë e bëri të ditur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook.
Takimi është zhvilluar në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, Gashi e ka përshkruar takimin, miqësor dhe të përzemërt, duke shtuar se Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë vende partnere në agjendën euroatlantike dhe nuk kanë asnjë çështje të hapur.
Gjithashtu sot gjatë ditës kryeparlamentari Gashi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.



