Kryeparlamentari Afrim Gashi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Spanjë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shprehur ngushëllimet pas tragjedisë së ndodhur në Spanjë, ku si pasojë e përplasjes së trenave deri tani jetën e kanë humbur 39 persona.
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, si dhe popullit dhe institucioneve të Mbretërisë së Spanjës, për humbjen tragjike të dhjetëra jetëve në aksidentin e mbrëmshëm. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe të plotë, ndërsa në këto momente të vështira zie , shprehim solidaritetin tonë të plotë me institucionet dhe qytetarët spanjollë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.



