Kryeparlamentari Afrim Gashi merr pjesë në mbrëmje donatore dhe hapjen e Fondacionit “Frosina Kulakova”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në një ngjarje humanitare me rëndësi simbolike dhe shoqërore, duke theksuar nevojën që kujtesa kolektive dhe solidariteti qytetar të shndërrohen në veprime konkrete për siguri, drejtësi dhe mbështetje njerëzore.
“Me ftesë për familjes Kullakovi, me respekt dhe ndjeshmëri mora pjesë në mbrëmjen donatore dhe hapjen e Fondacionit ‘Frosina Kulakova’, një ngjarje që na kujton se kujtesa dhe solidariteti duhet të shndërrohen në veprim konkret. Në nderim të Frosinës, riafirmova përgjegjësinë tonë të përbashkët për më shumë siguri, drejtësi dhe mbështetje njerëzore”, ka shkruar Gashi në njoftim.



