Kryeministri spanjoll: Qëndrimi për Ukrainën dhe Grenlandën të vlejë edhe për Gazën dhe Libanin

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka bërë thirrje për konsistencë në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, duke paralajmëruar kundër standardeve të dyfishta në reagimet ndaj konflikteve globale, transmeton Anadolu.

Sanchez theksoi se vendet nuk mund të dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia apo të mbrojnë integritetin territorial të Grenlandës, por të qëndrojnë të heshtura për shkeljet në vende të tjera.

“Ajo që nuk mund të bëjmë është të dënojmë pushtimin e Ukrainës dhe të duartrokasim sulmet e Iranit”, tha ai në Dhomën e ulët të Parlamentin të Spanjës, duke shtuar: “Nuk mund të kërkojmë respekt për integritetin territorial të Grenlandës dhe të mbetemi të heshtur kur integriteti territorial shkelet në Gaza apo Liban”.

Ai theksoi se mbrojtja e rendit ndërkombëtar kërkon koherencë dhe qëndrueshmëri, duke paralajmëruar se reagimet selektive e minojnë besueshmërinë e tij.

Sanchez gjithashtu akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet të përsërisë në Liban “të njëjtin shkatërrim dhe vuajtje të shkaktuar në Gaza”.

Kryeministri spanjoll kritikoi atë që e përshkroi si pasojat më të gjera të luftës në Lindjen e Mesme.

“Sipas mendimit tim, ata kanë arritur këto, së pari, kanë minuar të drejtën ndërkombëtare, kanë destabilizuar Lindjen e Mesme, kanë nxitur konflikte në Irak dhe Liban dhe e kanë varrosur Gazën nën rrënoja, jo këtë herë nën rrënoja betoni, por nën harresë dhe indiferencë”, tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button