Kryeministri spanjoll kërkon unitet dhe veprim të BE-së për Ukrainën dhe Gazën

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të jetë “koherent” në përgjigjen e tij ndaj krizave në Ukrainë dhe Gazë, duke paralajmëruar për rrezikun e akuzave për “standarde të dyfishta” nga vendet e tjera.

Me mbërritjen në samit, Sanchez theksoi tre parime kryesore për veprimin e BE-së: unitetin, koherencën dhe veprimin konkret. “Ne duhet të marrim një vendim, qoftë njëri apo tjetri, për mbështetjen e nevojshme për popullin ukrainas në këtë kohë kritike,” tha ai.

Sanchez gjithashtu i bëri thirrje BE-së të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Mercosur, e cila rrezikon të shpërbëhet pas shtyrjes së votimit nga Italia dhe Franca. “Kjo marrëveshje është një nga shumë instrumentet që Europa mund të përdorë për të forcuar peshën e saj gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Europa duhet të jetë e hapur ndaj këtij lloji marrëveshjeje tregtare,” shtoi ai.

Kryeministri spanjoll paralajmëroi se mungesa e një marrëveshjeje me Mercosur do të ishte një humbje e rëndësishme për Evropën dhe rolin e saj global.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button