Kryeministri sllovak: Ukraina nuk mund t’i bashkohet NATO-s

Kryeministri sllovak Robert Fico ka ritheksuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Duke postuar në X, Fico shkruan: “Kur, që nga fillimi i luftës, e refuzova anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një parakusht themelor për t’i dhënë fund konfliktit, u kryqëzova publikisht. Sot, fakti që Ukraina nuk do të jetë në NATO merret tashmë si i mirëqenë”.
Në një video tre-minutëshe të postuar së bashku me tekstin, Fico thotë se që konflikti në Ukrainë të përfundojë, atëherë duhet të kuptohet se Ukraina nuk mund të bëhet shtet anëtar i NATO-s.