Kryeministri Rama nesër vizitë zyrtare në Turqi, do të pritet nga Presidenti Erdogan

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi, me ftesë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.

Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Shqipërinë më 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartamentet e reja në Laç, që ishin dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues .Top Channel

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button