Kryeministri Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, Herzog: Jeni angazhuar personalisht në luftën kundër antisemitizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar në Izrael me Medaljen Presidenciale të Nderit për angazhimin e tij në luftën kundër antisemitizmit dhe për kontributin e madh të Shqipërisë në ruajtjen e lidhjeve të ngushta me Izraelin.

Në një ceremoni të veçantë, presidenti izraelit, Isaac Herzog, theksoi se Shqipëria ka një histori të veçantë të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur Besën, një traditë e thellë e shqiptarëve që mbrojti jetën e shumë izraelitëve.
Ai e falënderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetje në luftën kundër antisemitizmit. Herzog shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën aktuale, duke u kujdesur për ata që janë ende të burgosur dhe të rrezikuar në Izrael.
Isaac Herzog: Më lejoni kryeministri Rama që t’ju jap Medaljen Presidenciale të Nderit. Besa ka udhëhequr popullin shqiptar. Shqiptarët ditën të mbrojnë izraelitët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ju keni bërë një punë tepër të madhe në luftën kundër antisemitizmit. Dua të përgëzoj qeverinë shqiptare për të gjitha urat bashkëpunuese mes Shqipërisë dhe Izraelit. Faleminderit që na keni pritur ngrohtësisht. Është kënaqësia më e madhe e imja që t’ju nderoj me Medaljen presidenciale të Izraelit. Ndërsa ne jemi këtu, shumë izraelitë mbahen pengje dhe po luftojnë me jetën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button