Kryeministri Mickoski uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Ramazan Bajrami, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës në shoqëri.
Në urimin e tij, Mickoski theksoi se përfundimi i muajit të agjërimit është një moment për të reflektuar mbi vlerat njerëzore që bashkojnë shoqërinë.
“Në këto ditë të shenjta, kur përmbyllet muaji i agjërimit, durimit dhe përkushtimit shpirtëror, le të kujtojmë vlerat e vërteta që na bashkojnë si njerëz: respektin, solidaritetin, humanizmin dhe kujdesin për tjetrin.”
Ai theksoi gjithashtu se forca e një shoqërie matet me gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të treguar mirëkuptim ndaj të tjerëve.
“Ky festë na mëson se fuqia e një shoqërie matet me gatishmërinë tonë për të zgjatur dorën, për të ndihmuar dhe për të treguar mirëkuptim.”
Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e kultivimit të bashkëjetesës dhe ndërtimit të besimit mes qytetarëve.
“Sot më shumë se kurrë është e nevojshme ta kultivojmë bashkëjetesën, të ndërtojmë besim dhe të investojmë në një të ardhme të përbashkët me paqe, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.”
Në fund të urimit, Mickoski uroi që gëzimi i Bajramit të mbushë shtëpitë e besimtarëve me ngrohtësi, dashuri dhe mirëqenie.