Kryeministri Mickoski takohet me homologun hungarez Orban

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka zhvilluar një takim me homologun hungarez Viktor Orban, transmeton Anadolu.
Mickoski, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është takuar me Orbanin në Budapest.
Ai tha se në takim janë fokusuar në bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë si dhe në mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tij.
“Hungaria është miku ynë i sinqertë, një mbështetës i fortë i integrimit evropian të vendit dhe partner i rëndësishëm strategjik. Në bisedë, theksova se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqimisht në rrugën e saj evropiane, në realizimin e perspektivës evropiane dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon”, shkroi ai.
Mickoski më tej bëri të ditur se në takim ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Hungaria, duke shtuar se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me një dinamikë edhe më të madhe.