Kryeministri Mickoski i përgjigjet opozitës: Korridori 8 nuk e përjashton Strugën

Kryeministrit Hristijan Mickoski i është përgjigjur akuzave të opozitës shqiptare se korridori 8 do ta përjashtojë Strugën dhe nuk do të kalojë nëpër këtë qytet. Mickoski i përgënjeshtroi këto pretendime dhe tha se korridori në fjalë do të ndjekë rrugën e planifikuar që në fillim. Ai akuzoi opozitën shqiptare, dhe tha se nuk do t’i komentojë qëndrimet e disa prej politikanëve të opozitës.

“Qytetarët e Strugës duhet të jenë rehat sepse kjo qeveri është e gjithë territorit të shtetit dhe nuk ka për qëllim asnjërin ta lërë të harruar, siç e kemi dëshmuar deri tash. Përfshirë qytetarët e Strugës, Vevçanit, Debarcës, Ohrit dhe të gjithë territorit, si dhe përfshirë të gjitha ata që janë në trasenë e korridorit 8 dhe 10, askush nuk do të mbetet i harruar, kjo është e para. E dyta, konstruksionet dhe polarizimet etnike nga na e opozitës, veçanërisht partitë politike dhe media të caktuara, nuk do t’i komentoj. Derisa jam kryetar i Qeverisë, nuk do të lejoj polarizim etnik në shtet, sepse nëse shohim ashtu, si e para komunat Kërçovë, Debarcë, Strufë, Ohër dhe Vevçan, shumica e popullsisë është maqedonase. Kështuqë unë nuk do t’i komentoj disa politikanë të caktuar nga opozita shqiptare. E dyta, neve si qeveri na konvenon që të ndërtohet, sepse në këtë mënyrë rritet prodhimi i brendshëm bruto”, deklaroi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button