Kryeministri Mickoski e konfirmoi atë që e tha zv/kryeministri i parë, Bekim Sali: Provimi i jurisprudencës do të jepet shqip

Kryeministri Mickoski e konfirmoi atë që e tha zv/kryeministri i parë, Bekim Sali se provimi i jurisprudencës do të jepet shqip.
Ai tha se ligji është i qartë dhe nëse dikush kërkon që provimi të jepet në gjuhën shqipe, ai këtë duhet ta bëj.
“Nuk shoh këtu se përse mos të jepet. Ligji për gjuhët është i qartë për këtë rast, nëse ndokush kërkon provimin ta ketë në gjuhën shqipe duhet t’i lejohet”, tha Mickoski.
Kujtojmë se në opinion dje doli lajmin në të cilin u konfirmuar se dhënia e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase është nënshkruar nga ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Sipas dekretit për shpalljen e ligjit, akti është miratuar në seancën parlamentare të mbajtur më 11 shtator 2019 dhe është nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i shtetit, Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.



