Kryeministri Kurti takon ministrin e Jashtëm të Omanit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë takuar në New York ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kosova dhe Omani kanë raporte konstruktive, ndonëse nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Omanit ndaj Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa e njoftoi për progresin ekonomik e demokratik në Kosovë dhe për mundësitë që ofron për investitorë të huaj.

Më tej, Kurti u shpreh i bindur në potencialin dhe përfitimet dypalëshe në fusha si, partneriteti ekonomik e tregtar, bashkëpunimi kulturor e artistik, arsimi e turizmi.

Kryeministri kosovar ftoi ministrin Al Busaidi, bashkë me një delegacion të nivelit të lartë, për vizitë zyrtare në Kosovë, për të parë e për të hulumtuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, që do të thellonin mirëkuptimin ndërmjet dy vendeve dhe popujve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button